Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku ka thënë se kreu i kësaj partie, Lumir Abdixhiku gjatë javës është takuar edhe me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza dhe atë të AAK-së, Ramush Haradinaj.
Ai në Klan Kosova ka thënë se “LDK po tenton të gjejë një zgjidhje për të mos shkruar në zgjedhjet”.
“LDK-ja është duke ofruar mënyrën më institucionale që mundet me vepru, me përgjegjësinë që e ka që me e ruajt demokracinë në këtë vend. Janë dy opsione që po punojmë që të ecim përpara. Kryetari Abdixhiku është takuar me secilin kryetar të partive politike. Është takuar me anëtarë të PDK-së, me kryetarin e PDK-së, AAK-së, me zotëri Kurtin, këtë javë”, ka thënë ai.
Trum kritikon vendet e NATO: Paguajmë triliona dollarë dhe a...
Ky është çmimi i naftës për sot
Nuk është Real Madrid, Bayern Munich apo Barcelona, Pep Guar...
Albin Kurti mori pjesë në shënimin e Ditës së Dëshmorëve në ...
Një person kapet me thikë në aeroportin “Adem Jashari”
Nafta sërish mbi 100 dollarë pas bllokadës së porteve irania...