Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se partia ku ai udhëheq ka shtruar iftar për Bashkësinë Islame të Kosovës, në krye me Myftiun Naim Tërnava.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se gjatë këtij iftari, shprehu vlerësimin për kontributin e çmuar të Bashkësisë Islame në të gjitha periudhat drejt lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit, transmeton Klankosova.tv.
“Me dëshirë të jemi bashkë, si gjithmonë, në kultivimin e traditave tona të përhershme, i uroj të gjithë besimtarëve myslimanë në Kosovë, vëllezërve e motrave në diasporë dhe trojet shqiptare agjërim të lehtë e të pranueshëm në ditët e mbetura të Ramazanit”, ka shkruar lideri i AAK-së.
Lutfi Haziri zbulon kushtin e LDK-së për një marrëveshje me ...
Temperatura pranverore nesër në Kosovë, deri në 16 gradë
Melania Trump do të drejtojë mbledhjen e Këshillit të Siguri...
Mbi 19 mijë qytetarë nënshkruajnë Peticionin Kombëtar të ini...
Elijona zbulon frikën që e kishte përballë Benitës
Haradinaj e mohon se ka probleme shëndetësore: E kaloj edhe ...