Ministrja e Industrisë, Mimoza Kusari-Lila ka pritur në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Tunç Angılı, së bashku me bashkëpunëtoret e tij nga Ambasada Turke.
Me ambasadorin Angılı, Kusari tha se diskutuan për zbatimin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë ndërmjet dy vendeve tona, si dhe për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit institucional, me theks të veçantë në uljen e deficitit të madh tregtar ndërmjet dy vendeve.
“Gjithashtu, temë e këtij takimi ishte organizimi i Forumit të Dytë Ekonomik Kosovë–Turqi, i cili këtë vit do të mbahet në vendin tonë, duke krijuar mundësi të reja për lidhje biznesore dhe investime.”, u shpreh Kusari-Lila.
“Si Qeveri dhe si Ministri, do të punojmë intensivisht në zhvillimin e parqeve industriale dhe në mbështetjen e kompanive vendore dhe të huaja, të cilat e shohin Kosovën si destinacion të volitshëm për investim. Mbetemi të përkushtuar për të avancuar bashkëpunimin ekonomik me partnerët dhe përfaqësuesit e shteteve mike.”, ka shkruar ajo./Arbresh.info
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...