MKRS dhe UNDP thellojnë partneritetin për projekte afatgjata në kulturë dhe turizëm
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar për intensifikimin e bashkëpunimit me United Nations Development Programme (UNDP) në Kosovë, me fokus në realizimin e projekteve me ndikim afatgjatë në fushën e kulturës, trashëgimisë kulturore dhe zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm.
Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, së bashku me zëvendësministren Nora Arapi-Krasniqi, pritën në takim Shefin e UNDP-së në Kosovë, Nuno Queiros.
Gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet MKRS-së dhe UNDP-së, si dhe për mbështetjen e projekteve që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik lokal, fuqizimin e komuniteteve dhe promovimin e potencialit kulturor e turistik të Kosovës, njofton zyra për informim e kësaj ministrie.
Ministrja Bogujevci theksoi rëndësinë e partneriteteve strategjike në realizimin e projekteve me ndikim të qëndrueshëm dhe afatgjatë, duke vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të UNDP-së në këtë drejtim.
Bëhet e ditur se palët u dakorduan për vazhdimin e bashkëpunimit dhe intensifikimin e angazhimeve të përbashkëta në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm dhe promovimit të vlerave kulturore të vendit.
Kurti uron Pashkët Ortodokse: Besim e mirësi në çdo shtëpi
Shpërndanin lëndë narkotike tek adoleshentët, arrestohet 17-...
Përleshje për kontest pronësor në Vranidoll, dy të arrestuar
Vjedhje në një shtëpi në Ferizaj, hajnat marrin para dhe sto...
Gazetarë nga Kosova e Shqipëria letër BE-së dhe SHBA-së për ...
Miri i zhgënjyer me Rogertin: Të ishte Brikena në finale 100...