Një 38-vjeçar është shoqëruar nga policia në Golem pasi kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Gjatë ndalimit, efektivët hasën në kundërshtimin e tij dhe të familjarëve. Për të neutralizuar situatën, punonjësi i policisë detyrohet të qëllojë një herë në ajër me armën e shërbimit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:10, ku 38-vjeçari A.B., i shoqëruara nga familjarë të tij po lëvizte i lirë në zonë.
“Shtetasi A. B. dhe kunati i tij, A. Sh., 23 vjeç, kundërshtuan me forcë veprimet e Policisë, të ndihmuar edhe nga persona të tjerë, pjesëtarë të familjes së tyre. Për të neutralizuar situatën, punonjësi i Policisë me detyrë Ndihmës specialist qëlloi një herë në ajër me armën e shërbimit (pistoletë), me qëllim zmbrapsjen e tyre”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në ndihmë të patrullës erdhën shërbime të tjera policore, të cilat bënë shoqërimin e personave të përfshirë.
Veprimet hetimore për këtë rast po kryhen nga Oficeri i Policisë Gjyqësore i Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.
/rtsh.al/
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...
Shefi i OBSH-së viziton zonën më të goditur nga Ebola në Kon...
Diell dhe mundësi për reshje shiu, parashikimi i motit për t...
Nesër përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja ...
Protestat e qytetarëve kundër projektit në Zvërnec, pezulloh...