Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, priti në takim përfaqësuesit e shoqatës “Kosova Rumeli” për Kulturë, Art dhe Turizëm.
Gjatë takimit me Ugur Sengoz u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës, në veçanti MINT-it, dhe institucioneve të Turqisë, me fokus të veçantë në fushën e biznesit dhe zhvillimit ekonomik.
Palët trajtuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit dhe rritjen e mundësive për zhvillimin ekonomik të komunitetit shqiptar në të dy vendet, duke theksuar rëndësinë e partneriteteve të qëndrueshme dhe nismave të përbashkëta.
“Ministrja shprehu mbështetjen për pjesëmarrjen e përfaqësuesve të shoqatës në forumet e bizneseve që pritet të organizohen në vjeshtën e këtij viti në Kosovë. Ky bashkëpunim synon forcimin e lidhjeve kulturore dhe ekonomike, si dhe promovimin ndërkombëtar të vlerave dhe potencialeve të Republikës së Kosovës”, njofton Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit.
SHBA godet sërish anije në Paqësorin lindor, 3 persona të vr...
Sot Dita botërore pa duhan
Moti sot në Shqipëri
Kadri Veseli feston sot ditëlindjen, mbush 59 vjet
Serwer: Vetë mbështeta krijimin e Gjykatës Speciale, kam gab...
Fantastike: Shqiptari Jurgen Uldedaj mbron titullin IBO ndaj...