Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi Ambasadorin e Republikës së Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini.
Ambasadori e uroi Kryeministrin për detyrën dhe përgjegjësinë e tij në krye të Qeverisë, duke riafirmuar përkrahjen e Italisë për Kosovën dhe përkushtimin për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet dy vendeve.
Gjatë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale politike në vend, si dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fushat e biznesit, kulturës dhe drejtësisë. Të dy palët shprehën vullnetin për avancimin e partneritetit dypalësh dhe forcimin e lidhjeve institucionale në interes të qytetarëve të të dy vendeve./Arbresh.info



SHBA godet sërish anije në Paqësorin lindor, 3 persona të vr...
Sot Dita botërore pa duhan
Moti sot në Shqipëri
Kadri Veseli feston sot ditëlindjen, mbush 59 vjet
Serwer: Vetë mbështeta krijimin e Gjykatës Speciale, kam gab...
Fantastike: Shqiptari Jurgen Uldedaj mbron titullin IBO ndaj...