Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka theksuar se njohja reciproke mes Kosovë dhe Serbi është e vetmja bazë e qëndrueshme për një marrëdhënie të shëndoshë dhe për stabilitet afatgjatë në rajon.
Në një deklaratë për media, Spiropali tha se dialogu mbetet rruga për një zgjidhje të qëndrueshme, por shtoi se stabiliteti nuk mund të ndërtohet mbi mohimin e realitetit.
“Dialogu mbetet rruga për një zgjidhje të qëndrueshme dhe për një stabilitet afatgjatë në rajon. Por stabiliteti nuk ndërtohet mbi mohimin e realitetit. Realiteti është se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran. Njohja reciproke është e vetmja bazë e qëndrueshme për një marrëdhënie të shëndoshë mes dy shteteve dhe një rajon të lirë nga tensionet e trashëguara”, tha ajo.
Spiropali tha se “Serbia duhet të pajtohet me këtë realitet jo si akt presioni, por si hap i domosdsoshëm për normalizim të vërtetë”./Arbresh.info
SHBA godet sërish anije në Paqësorin lindor, 3 persona të vr...
Sot Dita botërore pa duhan
Moti sot në Shqipëri
Kadri Veseli feston sot ditëlindjen, mbush 59 vjet
Serwer: Vetë mbështeta krijimin e Gjykatës Speciale, kam gab...
Fantastike: Shqiptari Jurgen Uldedaj mbron titullin IBO ndaj...