Policia në Meksikë është vënë në kërkim të të burgosurve që u arratisën nga një burg në Puerto Vallarta, gjatë një vale sulmesh të nisura nga Karteli i Gjeneratës së Re të Jalisco (CJNG) të dielën.
Puerto Vallarta ishte ndër qytetet ku CJGN bllokoi rrugët dhe dogji makina si hakmarrje për vrasjen nga forcat e sigurisë të udhëheqësit të tyre, Nemesio Oseguera Cervantes, i njohur si “El Mencho“.
Gjatë trazirave, burra të armatosur goditën me makinë një nga portat e burgut, duke hapur rrugën për arratisjen e 23 të burgosurve.
Siç shkruan BBC, më shumë se 70 persona, përfshirë 25 pjesëtarë të Gardës Kombëtare, u vranë gjatë operacionit për kapjen e El Mencho-s dhe dhunës që pasoi.
Juan Pablo Hernández, sekretari i sigurisë për shtetin Jalisco, tha se zyra e tij po punonte me shtete të tjera për të kapur të arratisurit.
Zyrtarët ende nuk kanë publikuar detaje mbi identitetin e të burgosurve që u arratisën.
Anëtarët e kartelit dogjën disa automjete në Puerto Vallarta të dielën. Turistët dhe banorët u këshilluan të strehohen dhe të mos dalin jashtë, ndërsa pamjet e regjistruara prej tyre tregonin re të zeza tymi mbi resortin e njohur bregdetar.
Disa linja ajrore përkohësisht ndaluan fluturimet e tyre dhe të paktën dy anije të mëdha turistike njoftuan se do të shmangnin ndalesat e planifikuara në Puerto Vallarta.
Qeveria meksikane tha të hënën se shumica e bllokimeve të rrugëve të ngritura nga anëtarët e kartelit ishin pastruar.
Por gazeta El Universal raportoi se në shtetin Morelia, ku lindi bosi i drogës El Mencho, burra të armatosur vazhdonin të përhapnin frikë të hënën, duke djegur makina dhe vandalizuar dyqane e ndërtesa publike.
El Mencho ishte njeriu më i kërkuar në Meksikë. Nën udhëheqjen e tij, CJGN u bë një organizatë kriminale transnacionale e fuqishme që u përhap nga baza e saj në shtetin Jalisco në shumë shtete të tjera meksikane, ku merret me prodhimin dhe trafikun e drogës.
Karteli shpesh përdor dhunë ekstreme dhe ka qenë pas një numri sulmesh të profilit të lartë ndaj forcave të sigurisë dhe zyrtarëve të qeverisë.
Administrata Trump e kishte përshkruar El Mencho-n si një “objektiv kryesor për qeverinë e Meksikës dhe të Shteteve të Bashkuara si një nga trafikantët kryesorë të fentanilit drejt vendit tonë” dhe kishte ofruar një shpërblim prej 15 milionë dollarësh për informacion që do të çonte në kapjen e tij.
Bosi i drogës u kap nga forcat e sigurisë meksikane në qytetin Tapalpa, në shtetin Jalisco, të dielën.
Ministri i mbrojtjes së Meksikës tha se ata arritën ta lokalizonin duke ndjekur një nga “partneret e tij romantike”. Ai vdiq pak pas kapjes për shkak të plagëve në përleshjen e armatosur që shpërtheu mes rojeve të tij dhe forcave speciale të Meksikës të dërguara për ta arrestuar.
Modelja shqiptare pjesë e dosjes Epstein, flet për median br...
Spalletti: Mbështetja e tifozërisë vendimtare për Juventus
Drejtoresha e Muzeut Louvre jep dorëheqje pas “grabitjes së ...
Nis fushata e kontrollit inteligjent të mjeteve në akset kom...
Uashington: Rizvanolli takohet me sekretarin e Brendshëm të ...
Kusari dhe Shahini bisedojnë për bashkëpunimin me sektorin p...