Shpallet thirrja për zgjedhjen e një anëtari joprokuror në KPK

17:00 | 24 Shkurt 2026
R J

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se kanë shpallur thirrjen për zgjedhjen e një anëtari joprokuror në Këshillin Prokurorial të Kosovës.

“Në përmbushje të obligimeve që dalin nga reforma në Këshillin Prokurorial, sot, pa vonesë, kemi shpallur thirrjen për zgjedhjen e një anëtari joprokuror në këtë Këshill”, ka shkruar haxhiu.

Kryeparlamentarja ka thënë se zbatimi i reformës në Këshillin Prokurorial është jetik për forcimin e sundimit të ligjit dhe për rikthimin e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë.

“Përkushtimi ynë për reforma të thella dhe të qëndrueshme vazhdon sepse sundimi i ligjit kërkon angazhim të përhershëm ndaj qytetarëve dhe shtetit tonë”, shkroi Haxhiu.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme