Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli ka pritur në takim Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav me të cilin kanë diskutuar për planet dhe vizionin e përgjithshëm të dyja palëve në mbështetjen e projekteve që lidhen me fushën e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm në Kosovë.
Ambasadori Orav e uroi Ministren Pacolli për detyrën e re dhe shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar me qëllim të avancimit të agjendës së gjelbër.
Ministrja Pacolli, nga ana e saj, e falënderoi Ambasadorin Orav për mbështetjen e vazhdueshme dhe theksoi përkushtimin e Ministrisë për të thelluar bashkëpunimin me Bashkimin Evropian, në funksion të realizimit të projekteve që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në mbrojtjen e mjedisit dhe mirëqenien e qytetarëve./Arbresh.info
Zbulohet veprimtari e paligjshme mjekësore në Obiliq, interv...
Kanos kolegun me armë lodër, arrestohet i dyshuari në Prisht...
SHBA godet sërish anije në Paqësorin lindor, 3 persona të vr...
Sot Dita botërore pa duhan
Moti sot në Shqipëri
Kadri Veseli feston sot ditëlindjen, mbush 59 vjet