Në kuadër të agjendës së rregullt të punës, gjatë ditës së sotme në Kuvendi i Kosovës mbahen disa mbledhje të komisioneve parlamentare, në të cilat do të shqyrtohen çështje të ndryshme të fushëveprimit të tyre.
Në orët e paradites dhe pasdites, në ambientet e Kuvendit të Kosovës do të zhvillohen disa mbledhje të komisioneve parlamentare.
Duke filluar nga ora 10:00, Komisioni për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal do të mbajë mbledhje për hartimin e fushëveprimtarisë së Komisionit, ndërsa në të njëjtën kohë Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Teknologji do të miratojë fushëveprimin e tij.
Po ashtu, në ora 11:00, Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion pritet të miratojë fushëveprimin përkatës.
Ndërkohë, nga ora 13:00, Komisioni i Posaçëm për Administrimin e Procesit të Përzgjedhjes së Anëtarëve Joprokurorë të Këshillit Prokurorial do të shqyrtojë shpalljen e konkursit për zgjedhjen e një anëtari joprokuror të KPK-së.
Hamza: S’mund të ulet çmimi kur rritet kostoja e prodhimit, ...
ZRRE publikon raportet konsultative për të hyrat maksimale t...
Me 63 vota kalon shmangia e afatit për Projektligjin e produ...
Kryeministri Kurti mori pjesë në Konferencën e Londrës për M...
Ligji për çmimet tavan, Murati: Nuk është kundër bizneseve, ...
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Industria e aeroporteve parala...