Napoli, ka marrë një lajm të mirë pasi është rikthyer në stërvitje mesfushori belg, Kevin De Bruyne pas disa muajsh rikuperimi nga dëmtimi.
Sipas një raportimi nga “Radio Marte”, mesfushori belg është parë të hënën në qendrën stërvitore të Napolit në “Castel Volturno”.
Ai ka zhvilluar punë në palestër, një shenjë pozitive që tregon se faza më e vështirë e dëmtimit tashmë ka kaluar.
Ish-lojtari i Manchester City pësoi një dëmtim serioz në biceps femoris të kofshës së djathtë në tetor, gjatë ekzekutimit të një penalltie në një përballje të rëndësishme kundër Interit.
De Bruyne iu nënshtrua operacionit në Antwerp dhe kaloi pjesën më të madhe të periudhës së rikuperimit jashtë Italisë.
Tani ai është rikthyer në Napoli, por do të ndjekë një program të personalizuar rikuperimi për rreth dy javë përpara se të kthehet në fushë.
Më pas do t’i bashkohet stërvitjeve me grupin dhe trajneri Antonio Conte do ta aktivizojë vetëm pasi të arrijë formën e plotë fizike.
Kujtojmë se Napoli këtë edicion ka mbetur mbrapa në garë për titull dhe një prej arsyejeve kryesore ka qenë lëndimet e tepërta të futbollistëve.
Një tjetër humbje për Iranin: Këshilltar i lartë i udhëheqës...
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë sulme gjatë natës
Sot mbahet protesta e thirrur nga studentët e Pejës kundër s...
Putin shpall armëpushim të përkohshëm me Ukrainën për Pashkë...
Trump: Mënyra si Irani trajton Ngushticën e Hormuzit, nuk ës...
Dy komisione parlamentare mblidhen sot në Kuvendin e Kosovës