Mallorca e ka shkarkuar trajnerin Jagoba Arrasate pas rezultateve të dobëta këtë edicion në La Liga të Spanjës.
Në njoftimin e klubit spanjoll bëhet e ditur se largimi i Arrasates do t’i hap rrugë një kapitulli të ri me synimin për të siguruar mbijetesën në elitën e futbollit spanjoll.
“Mallorca dëshiron të falënderojë publikisht punën, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar nga Jagoba Arrasate dhe i gjithë stafi i tij teknik gjatë kohës së tij në krye të ekipit. Angazhimi i tyre i përditshëm dhe sjellja shembullore kanë qenë gjithmonë në lartësinë e asaj që përfaqëson ky entitet. Klubi ju uron fat të mbarë si në nivel personal ashtu edhe profesional në projektet tuaja të ardhshme”, shkruan në njoftimin e Mallorcas.
Te Mallorca lider është sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi.
Mbeturinat rikthehen në rrugën “Goleška” në Graç...
Paga e 13-të, Tahiri – Qeverisë: Çka është bërë për sektorin...
Konjufca jep shpresë për çështjen e presidentit: Vullneti i ...
Liverpooli pritet të vazhdojë me Arne Slot edhe në sezonin e...
Deputeti i VV-së shkakton të qeshura në Kuvend, e ngatërron ...
Haxhiu ‘ironizon’: Veç edhe presidenti na ka mbetë, edhe kre...