Publikohet klipi zyrtar i finalistëve të Big Brother VIP Kosova 4

21:39 | 23 Shkurt 2026
E.G

Finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova 4 do të mbahet të premten (27 shkurt).

Pesë finalistët e këtij edicioni janë: Ludo Lee, Elijona Binakaj, Londrim Mekaj, Klodian Mihaj dhe Hygerta Sako.

Këta janë në garë për çmimin e madh që në fillim ka qenë 200 mijë euro, por që është zbritur shkak i situatave në shtëpi.

Së fundmi në faqen e Big Brother Kosova në Instagram doli klipi zyrtar i finalistëve.

Aty u bë e ditur se finalja e madhe do të nis nga ora 21:00 dhe se priten shumë surpriza.

Mbetet për t’u parë se kush nga ta do të rrëmbej çmimin e madh e do të shpallet fitues.

Edicionet e kaluara fitues kanë qenë: Stresi, Lumbardh Salihu dhe Drilon Rama. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme