Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka bërë të ditur se i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Kryeministrit Albin Kurti për të diskutuar mbi zhvillimet politike dhe procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri të vendit.
Hamza theksoi se zgjedhja e Presidentit nuk është çështje e një partie të vetme, por përgjegjësi e përbashkët e të gjithë përfaqësuesve të zgjedhur të qytetarëve.
“Sot iu përgjigja pozitivisht ftesës për takim, sepse zgjedhja e Presidentit është çështje që i përket të gjithëve neve si përfaqësues të popullit,” u shpreh ai.
Ai theksoi se si subjekt opozitar, partia që ai drejton nuk ka qenë dhe nuk do të jetë pengesë e proceseve shtetërore. Megjithatë, ai sqaroi se PDK nuk do të mbështesë kandidatura që, sipas tij, nuk përfaqësojnë unitetin qytetar dhe frymën kushtetuese.
Hamza apeloi për reflektim nga ana e atyre që kanë përgjegjësinë kushtetuese për të propozuar kandidaturën për President, duke kërkuar që të shmangen kalkulimet afatshkurtra partiake dhe të synohet një emër me mbështetje të gjerë politike e qytetare.
“Stabiliteti institucional është jetik dhe duhet të trajtohet si i tillë. Për ne, interesi shtetëror është mbi çdo kalkulim politik dhe këtë standard e mbrojmë me vendosmëri,” përfundoi ai./Arbresh.info
Konjufca pas takimit me ministrin Hoxha: Shqipëria të mbësht...
“Kush prek Kosovën, prek Shqipërinë”, Hoxha: Pavarësia e Kos...
Osmani vizitoi Obiliqin dhe Mitrovicën: Kosova qëndron e for...
Lladrovci uron Veselin për ditëlindje: Të presim faqebardhë
Kurti pas fitores së klubit Dardania: Renovimi i stadiumit k...
Zgjedhjet në seri forcojnë narrativin e “shtetit të papërfun...