Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim kryetarin e PDK-së dhe deputetin e Kuvendit, Bedri Hamza.
Sipas njoftimit të Qeverisë, gjatë këtij takimi, Hamza shprehu gatishmërinë për koordinim parlamentar për çështje të interesit shtetëror e kombëtar.
Po ashtu, u disktua edhe për zhvillimet politike në vend e më gjerë dhe nevojën për të hapur një kapitull të ri të komunikimit dhe dialogut konstruktiv qeveri-opozitë në të mirë të Republikës sonë dhe pluralizmit partiak e demokratik.
“U diskutua për zhvillimet politike në vend e më gjerë dhe nevojën për të hapur një kapitull të ri të komunikimit dhe dialogut konstruktiv qeveri-opozitë në të mirë të Republikës sonë dhe pluralizmit partiak e demokratik. Natyrisht, temë e bisedës ishte edhe çështja e zgjedhjes së Presidentit për çfarë kanë mbetur vetëm edhe 10 ditë kohë në bazë të afateve kushtetuese. U konstatua që bashkëpunimi është i nevojshëm, duke qenë se duhen së paku 2/3 e deputetëve të Kuvendit për votim të suksesshëm”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Konjufca pas takimit me ministrin Hoxha: Shqipëria të mbësht...
“Kush prek Kosovën, prek Shqipërinë”, Hoxha: Pavarësia e Kos...
Osmani vizitoi Obiliqin dhe Mitrovicën: Kosova qëndron e for...
Lladrovci uron Veselin për ditëlindje: Të presim faqebardhë
Kurti pas fitores së klubit Dardania: Renovimi i stadiumit k...
Zgjedhjet në seri forcojnë narrativin e “shtetit të papërfun...