Disa orë pas vrasjes me thikë në lagjen numër 3 të Kavajës, Policia arriti të vërë në pranga 48-vjeçarin L.P, i njohur edhe me mbiemrin Derjai, si autori i ngjarjes.
Ai qëndroi i fshehur në rrethinat e Kavajës dhe, pas negociatave me familjarët e tij, vendosi të vetëdorëzohej.
Menjëherë pasi u shoqërua nga autoritetet, 48-vjeçari tregoi edhe vendin ku kishte fshehur thikën me të cilën goditi disa herë viktimën Skerdilajd Isufi.
Përmes një njoftimi zyrtar, Policia thotë se ngjarja është pasojë e një konflikti banal, i ndodhur mes tyre rreth orës 14:00 të së shtunës, teksa burime konfirmojnë se përplasja nisi për parkimin e një makine.
Isufi kishte parkuar automjetin përpara banesës së shtetasit L.P. Ky i fundit doli nga banesa dhe i kërkoi atij të largojë makinën, çka solli nisjen e një konflikti fillimisht verbal mes tyre.
Pas ngjarjes, autori u largua nga banesa për të qëndruar disa orë në kërkim, deri në momentin kur u lokalizua dhe u vu në pranga nga Policia, e cila e referoi atë në prokurori për akuzën e vrasjes./TvKlan.al
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...
Shefi i OBSH-së viziton zonën më të goditur nga Ebola në Kon...
Diell dhe mundësi për reshje shiu, parashikimi i motit për t...
Nesër përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja ...
Protestat e qytetarëve kundër projektit në Zvërnec, pezulloh...