Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti dje në takim Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolf.
Ambasadori Rudolf e uroi Kryeministrin për mandatin e ri qeverisës dhe i dorëzoi letrën e urimit nga Kancelari gjerman, Friedrich Merz.
Në letër urim, kancelari Merz ndër të tjera shprehet: “Më gëzon fakti, që së bashku me ju do të thellojmë edhe më tej marrëdhëniet e ngushta dhe miqësore mes vendeve tona”.
Në takim u diskutua për thellimin dhe zgjerimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe gjatë mandatit të ri qeverisës per rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe shtimin e investimeve.
Gjermania është ndër partnerët kryesor tregtar të Kosovës. Kryeministri Kurti nënvizoi prioritetet e qeverisë dhe investimet kapitale të planifikuara në këtë mandat, të cilat do t’i japin hov zhvillimit ekonomik.
Në takim u bisedua edhe për tema të tjera me interes të përbashkët, duke përfshirë bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes./Arbresh.info



Universiteti i Tiranës: E drejta për t’u arsimuar dhe për t’...
Irani refuzon armëpushimin e ShBA-së
Arteta “çmend” Arsenalin: stërvitje me stilolapsa para ndesh...
Qeveria ashpërson masat për ndotjen, Shqipëria drejt standar...
Izraeli godet impiantin më të madh të Iranit, tensione para ...
Tensione në ndeshjen Rilindja 1974 – Trepça, u desh ndërhyrj...