Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se bashkë me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, e kanë informuar presidentin amerikan, Donald Trump, për zhvillimet në Hagë lidhur me gjykimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe për çështjen e dialogut me Serbinë.
Osmani tha se të dy temat janë diskutuar në detaje dhe se kanë marrë garanca të fuqishme nga presidenti Trump, për të cilat e falënderoi publikisht.
“I kemi diskutuar të dyja këtp çështje. Nuk besoj se është në interesin e Kosovës nëse japim më shumë detaje rreth kësaj. Dua të siguroj se i kemi diskutuar të dyja temat dhe kemi marrë garanca të fuqishme, për të cilat e falënderoj edhe një herë presidentin Trump. Kur të vijë momenti, unë dhe kryeministri Rama do të flasim më në detaje lidhur me kçtç cështje, por e kemi informuar në detaje presidentin Trump.”, u shpreh Osmani në Klan Kosova.
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...