Miratimi i buxhetit në Komision, Rama: Një hap i rëndësishëm për Prishtinën

17:12 | 19 Shkurt 2026
E.H

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Komisioni për Buxhet dhe Financa ka miratuar unanimisht përfshirjen e buxhetit të Kryeqytetit në projekt-buxhetin për vitin 2026.

Rama tha se vendimi është marrë me 10 vota për, pa asnjë votë kundër apo abstenim, duke siguruar stabilitet financiar dhe duke krijuar bazë të qëndrueshme për realizimin e projekteve zhvillimore të planifikuara për vitin e ardhshëm.

Ai theksoi se ky miratim i hap rrugë vazhdimit të investimeve në infrastrukturë, shërbime publike dhe projekte strategjike që synojnë përmirësimin e cilësisë së jetës për qytetarët.

Sipas kreut të kryeqytetit, procesi është përmbyllur nga Komuna me përkushtim dhe profesionalizëm, në përputhje me të gjitha kërkesat ligjore, duke theksuar se Prishtina do të vazhdojë të punojë me përgjegjësi dhe transparencë në menaxhimin e mjeteve buxhetore.

Të ngjashme