Deputet i Lidhja Demokratike e Kosovës, Besian Mustafa, ka njoftuar se do të dorëzojë sot një amendament në Komisionin Parlamentar për Buxhet për përfshirjen e buxhetit të Prishtinas në Projektbuxhetin e vitit 2026.
Sipas tij, amendamenti do të paraqitet në mbledhjen e Komisionit që mbahet në orën 13:00, me synimin për të siguruar mbështetje nga të gjitha partitë parlamentare. Mustafa ka theksuar se përfshirja e buxhetit të kryeqytetit nuk duhet të trajtohet si çështje lokale apo partiake, por si interes i përgjithshëm shtetëror.
Ai ka vlerësuar se Prishtina, si qendër kryesore ekonomike, akademike, shëndetësore dhe administrative e vendit, përballet çdo ditë me fluks të madh qytetarësh nga komunat e tjera, prandaj investimi në infrastrukturë dhe shërbime ndikon drejtpërdrejt në jetën e qindra mijëra qytetarëve në mbarë Kosovën.
Mustafa ka bërë thirrje për konsensus ndërpartiak, duke e cilësuar mbështetjen e amendamentit si domosdoshmëri për funksionalitetin e shtetit./Arbresh.info
Abdixhiku nga prezantimi i grave kandidate për deputete: Gra...
Shqipëri: Automjeti godet për vdekje një 62-vjeçar
Hamza takon kryediplomatin shqiptar: Kosovës i duhen institu...
Moti këtë javë i ndryshueshëm – IHMK paralajmëron diel...
Tetë të vdekur përfshirë një foshnje, nga përplasja e një au...
Shpërthen në flakë makina në aksin rrugor Korçë-Ersekë