Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka arritur në Washington, D.C., me ftesë të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të marrë pjesë në takimin inaugurues të Bordit të Paqes.
Me anë të një postimi në X, Osmani ka bërë të ditur se në këtë takim ajo përfaqëson Republikën e Kosovës si shtet anëtar themelues.
“Në ftesë të presidentit Trump, kemi arritur në Washington, D.C., për takimin inaugurues të Bordit të Paqes, duke përfaqësuar Republikën e Kosovës si shtet anëtar themelues. Së bashku me aleatin tonë strategjik, Shtetet e Bashkuara, dhe liderë nga e gjithë bota, do të avancojmë përpjekjet tona të përbashkëta për paqe dhe siguri globale”, ka shkruar Osmani.
At the invitation of @POTUS @realDonaldTrump, we have arrived in Washington, D.C. for the inaugural meeting of the Board of Peace, representing the Republic of Kosovo as a Founding Member State.
Together with our strategic ally, the United States, and fellow leaders from around… pic.twitter.com/kF21jQRfbd
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) February 18, 2026
LEXO EDHE:
Pashkë në hije lufte/ Papa Leoni XIV: Të mos paralizohemi ng...
Vuçiq: Është gjetur eksploziv pranë infrastrukturës së gazit...
Mishetiq dorëzon dosjen finale, kërkon lirimin e Thaçit nga ...
A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?
Ulja e akcizës me 20% për naftën, Rama: Do mbetet në fuqi de...
Marca e quan Muriqin magnet për topin dhe makth për Real Mad...