as gati tre vitesh proces gjyqësor në Gjykatën Speciale në Hagë, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përfunduar deklaratën e tij përmbyllëse, duke mohuar të gjitha akuzat e ngritura nga prokuroria dhe duke u shpallur i pafajshëm për çdo pikë të aktakuzës.
Thaçi e nisi deklaratën duke uruar qytetarët e Kosovës për përvjetorin e pavarësisë, ndërsa shprehu gjithashtu keqardhje për të gjitha viktimat e luftës në Kosovë.
Në fjalën e tij, ai kujtoi periudhën kur ishte student në Zvicër, duke theksuar se nuk kishte plane për marrjen e pushtetit. Sipas tij, planet për dhunë dhe gjenocid në Kosovë u hartuan nga regjimi i Slobodan Millosheviqit, i cili, siç tha Thaçi, e kishte dënuar atë në mungesë, njësoj si edhe liderë të tjerë botërorë.
“Duke parë masakrat ndaj popullit tim në Kosovë, vendosa të kthehesha në vendlindje. Bëra atë që do të bënte secili prej nesh. Jam krenar dhe nuk i bie pishman asnjëherë për veprimin e bërë”, deklaroi ai.
Thaçi theksoi se, sipas tij, ekziston vetëm një e vërtetë e përjetshme: kundërshtari i tij ishte vetëm regjimi i Slobodan Millosheviqit. Ai shtoi se kthimi i tij në Kosovë nuk kishte si qëllim pushtetin, por luftën për liri dhe paqe.
Bashkimi konfirmon rikthimin e Kyan Andersonit për finalen e...
Sonte luhet finalja e Kupës së Kosovës në basketboll
Osmani, me ftesë të Presidentit Trump, merr pjesë në Takimin...
Kurti mirëpriti Kryetarin e Komunës së Ulqinit, Genc Nimanbe...
Haxhiu: Pa 30 nënshkrimet e kandidatëve për president nuk mu...
Krasniqi: M’u mohua e drejta për liri si një njeri në fazën ...