Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka mbajtur sonte një konferencë për media me rastin e muajit të Ramazanit, duke përcjellë një mesazh urimi, paqeje dhe reflektimi për të gjithë besimtarët.
Tërnava theksoi se në këtë natë të shenjtë, zemrat e besimtarëve rrahin njësoj për atdheun dhe besimin, ndërsa shpirtrat përulen para madhërisë së Zotit.
“Sot, në këtë natë të bekuar të Ramazanit, zemrat tona rrahin njësoj për atdheun dhe besimin tonë. Shpirtrat përulen para madhërisë së Tij. Forca më e madhe e njeriut është dora që ndihmon,” u shpreh ai.
Ai rikujtoi se Ramazani është muaji në të cilin ka zbritur Kurani dhe e cilësoi këtë muaj si një shkollë të shpirtit, ku besimtari rritet në devotshmëri dhe përkushtim.
“Ramazani është shkolla e shpirtit, ku besimtari rritet në devotshmëri. Në këtë natë të bekuar, le të reflektojmë për dashurinë ndaj fesë dhe atdheut. Dashuria ndaj fesë dhe atdheut nuk janë në kundërshtim, por e plotësojnë njëra-tjetrën,” theksoi Tërnava.
Sipas tij, agjëruesi ka shpërblim të veçantë tek Zoti, ndërsa mesazhi i Ramazanit është paqja, vetëpërmbajtja dhe ruajtja e vëllazërisë e e unitetit kombëtar.
“Mesazhi i Ramazanit është paqja. Është thirrje për vetëpërmbajtje. Ta ruajmë vëllazërinë dhe kombin tonë. Në emër të BIK-ut, ju përcjell urimet më të sinqerta,” përfundoi Myftiu i Kosovës./ Arbresh.info
Abdixhiku nga prezantimi i grave kandidate për deputete: Gra...
Shqipëri: Automjeti godet për vdekje një 62-vjeçar
Hamza takon kryediplomatin shqiptar: Kosovës i duhen institu...
Moti këtë javë i ndryshueshëm – IHMK paralajmëron diel...
Tetë të vdekur përfshirë një foshnje, nga përplasja e një au...
Shpërthen në flakë makina në aksin rrugor Korçë-Ersekë