Ka humbur jetën një grua gjatë ditës së martë, pasi u përfshi në një vetaksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku përfshiheshin edhe dy persona të tjerë.
Policia ka bërë të ditur se trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa shoferi i automjetit po vazhdon trajtimin mjekësor.
“Autostrada-Ibrahim Rugova, Prizren /17.02.2026-14:30. Raportohet për një vetë aksident trafiku me drejtues të veturës mashkull kosovar. Lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi i veturës i cili mbetet në tretman mjekësor, si dhe dy pasagjeret kosovarë, ku si pasoje e plagëve ka ndërruar jete viktima femër kosovare. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raport./Arbresh.info
Shpërthen në flakë makina në aksin rrugor Korçë-Ersekë
Konjufca pas takimit me ministrin Hoxha: Shqipëria të mbësht...
“Kush prek Kosovën, prek Shqipërinë”, Hoxha: Pavarësia e Kos...
Osmani vizitoi Obiliqin dhe Mitrovicën: Kosova qëndron e for...
Lladrovci uron Veselin për ditëlindje: Të presim faqebardhë
Kurti pas fitores së klubit Dardania: Renovimi i stadiumit k...