Bashkëshortja e Rexhep Selimit, Shqipe Selimi, ka dhënë një deklaratë para fillimit të seancës së radhës në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, duke e vlerësuar këtë fazë të procesit gjyqësor si jashtëzakonisht të rëndësishme.
Ajo theksoi se ky proces ka rëndësi të madhe, jo vetëm për katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por edhe për të gjithë qytetarët, duke ripërsëritur se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe në përputhje me të drejtën e popullit për liri.
“Është një proces shumë i rëndësishëm, jo vetëm për katërshen e UÇK-së, por për të gjithë ne. Dihet që lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe në të drejtën e popullit. Të gjithë bashkë jemi këtu që t’i dalim në mbështetje katërshes së UÇK-së dhe trupi gjykues të jetë në të drejtën e tyre, në të drejtën tonë”, tha ajo para mediave.
Procesi ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së ka hyrë në fazën përmbyllëse, ku pritet që të akuzuarit të japin deklaratat e fundit në mbrojtje para trupit gjykues, përpara shpalljes së vendimit përfundimtar.
Shpërthen në flakë makina në aksin rrugor Korçë-Ersekë
Konjufca pas takimit me ministrin Hoxha: Shqipëria të mbësht...
“Kush prek Kosovën, prek Shqipërinë”, Hoxha: Pavarësia e Kos...
Osmani vizitoi Obiliqin dhe Mitrovicën: Kosova qëndron e for...
Lladrovci uron Veselin për ditëlindje: Të presim faqebardhë
Kurti pas fitores së klubit Dardania: Renovimi i stadiumit k...