Policia Rajonale e Ferizajt ka ndëshkuar pesë shoferë për tejkalim të theksuar të shpejtësisë në zonën me kufizim prej 60 kilometra në orë, në rrugën Ferizaj–Gërlicë, në fshatin Varosh.
Sipas njoftimit zyrtar, në orët e hershme të mëngjesit patrulla e Njësisë së Komunikacionit Rrugor, gjatë kontrolleve të realizuara me veturën inteligjente të policisë, ka identifikuar shkelësit që po qarkullonin me shpejtësi shumë mbi normat e lejuara.
Shpejtësia më e lartë e regjistruar ishte 166 km/h. Shoferi E.S., 22 vjeç, i cili drejtonte një veturë të tipit “VW Golf”, është gjobitur me 500 euro, i janë shqiptuar 5 pikë negative dhe i është marrë patentë-shoferi për gjashtë muaj.
Ndërkohë, katër shoferë të tjerë janë kapur duke lëvizur me 150 km/h, 146 km/h, 130 km/h dhe 113 km/h. Ndaj secilit prej tyre është shqiptuar gjobë prej 300 eurosh, 3 pikë negative dhe masë mbrojtëse – heqje e patentë-shoferit për tre muaj.
“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me kontrolle të rregullta dhe të intensifikuara me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion dhe apelon tek të gjithë shoferët që të respektojnë shenjat dhe rregullat e trafikut”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Mbrojtja: Provat ndaj Veselit, një grumbull mbeturinash
Tërnava: Ramazani është shkolla e shpirtit – le të ref...
Mbrojtja: ZPS s’ka prova që LDK bojkotoi qeverinë e përkohsh...
NATO: Turqia, një aleat i fortë, një kontribuues i vlefshëm ...
Spiropali në Ministerialin e Tiranës: Korridori VIII, aset s...
Ambasada Amerikane përkujton 18-vjetorin e njohjes së Kosovë...