Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu para nisjes së seancës solemne ka pritur në takim bacën Rifat Jashari.
Haxhiu ka publikuar në Facebook një video nga takimi të cilin siç tha ajo, ishtë shumë i përzemërt dhe frymëzues.
““Dalsh faqebardhë”, ishte urimi tjetër i Bacës Rifat për detyrën e re, urim ky që, mbi të gjitha, përcjell përgjegjësi, sidomos kur vjen nga një familje që ka dhënë gjithçka për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë. Fjalët e tilla janë motivim edhe më i madh që ta kryejmë detyrën me ndershmëri, përkushtim dhe dinjitet. Mirënjohës për vizitën dhe për mbështetjen, baca Rifat. Qofshim gjithmonë faqebardhë”, ka shkruar Haxhiu./Arbresh.info
77-vjetori i NATO-s, Haradinaj: Kosova i mbetet përjetësisht...
Rama: Nis pastrimi i mbeturinave në MAT-1, apel për qytetarë...
Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa...
Barcelona cakton buxhetin maksimal për Alvarez – gati ta për...
Turqia goditet nga një tërmet me magnitudë 5.2 ballë
Pacolli uron Pashkët: Paqe, dashuri dhe shëndet për të gjith...