Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar letër urimi nga Presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Milanović, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Në mesazhin e tij, Presidenti Milanoviç ka theksuar besimin se marrëdhëniet dhe bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve miqësore do të vazhdojnë të zhvillohen dhe të forcohen në fusha të ndryshme me interes të përbashkët, në dobi të qytetarëve të të dy vendeve, njofton Presidenca e Kosovës.
Tutje, në urimin e tij, Presidenti i Kroacisë ka vlerësuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve në forcimin e stabilitetit, sigurisë dhe bashkëpunimit në Evropën Juglindore.
Ai ka theksuar se Kroacia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit në të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe format e bashkëpunimit rajonal, duke përfshirë edhe integrimin në Bashkimin Evropian dhe NATO-n.
Përfundon dita e parë e bisedimeve për paqe midis Rusisë dhe...
Pse gjyqtari kryqëzoi krahët pasi u alarmua nga Viniciusi pë...
Presidenti izraelit uron Osmanin për 17 shkurtin: Zhvillim p...
Walker për katërshen e UÇK-së: Të pafajshëm – t’i mbajnë lar...
Al-Jazeera raporton për marshin masiv në mbrojtje të ish-kre...
Hulumtimi: ChatGPT nuk është i mirë në bërjen e diagnozave