Osmani: Pavarësia e Kosovës u fitua me mund, gjak, sakrificë e durim

11:04 | 17 Shkurt 2026
E.G

Në Kuvendin e Kosovës ka nisur seanca solemne për nder të 18 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Si mysafir special, krah presidentes së shtetit, Vjosa Osmani është edhe presidenti i shqiptar, Bajram Begaj e përfaqësuesi i familjes Jashari, Rifat Jashari. N

Gjithashtu përveç përfaqësuesve të popullit, kabinetit qeveritar në krye me shefin e Qeverisë Albin Kurti, të pranishëm janë edhe shumë mysafirë, ambasador ë akredituar në Kosovë, delegacion i deputetëve nga Britania e madhe, delegacioni Arbresh e përfaqësues nga Garda e Ioëa-s, si dhe prijës fetarë.

Seanca nisi me intonimin e himnit të Kosovës.

Presidentja, Vjosa Osmani në foltoren që sot të vendosur ka mbishkrimin e tri shkronjave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tha se 18 vjet më parë Kosova u ngrit nga vuajtja në dinjitet e nga rezistenca në shtetësi, duke dëshmuar kështu se liria e fituar me sakrificë është e përjetshme.

“18 vjet më parë Kosova u shpall shtet i lirë, i pavarur e sovran, duke i dhënë fund një udhëtimi të gjatë e të dhimbshëm, por edhe duke hapur një kapitull të ri të historisë sonë kombëtare. Pavarësia e Kosovës u fitua me mund, me gjak, me sakrificë e durim shekullor, ajo u ndërtua nga ata që u persekutuan, u burgosën, u dëbuan u luftuan, por asnjëherë nuk u nënshtruan. Sot me respektin më të thellë përulemi para kujtimit të të gjithë atyre burrave e grave që ranë për këtë ditë në mënyrë që Kosova të jetë Republikë”, deklaroi Osmani në fillim të fjalimit të saj në seancën solemne për nder të 18 vjetorit të shtetësisë.

Shpërndaje në rrjete sociale