Një tren pasagjerësh doli nga shinat teksa udhëtonte në Alpet zvicerane, si pasojë e një orteku të fuqishëm.
Aksidenti ndodhi në afërsi të qytetit Gopenshtajn, ku autoritetet kishin dhënë alarmin e dytë për rrezikun nga orteqet, në nivelin 4 nga 5 në total. Treni doli nga shinat rreth orës 7 të mëngjesit të së hënës, kur në bordin e tij udhëtonin 29 pasagjerë, bëri të ditur policia e kantonit Vale.
“Nga hetimet paraprake është arritur në përfundimin se një ortek mund të ketë kaluar në hekurudhë pak momente përpara se të kalonte treni dhe vagonët e tij”, njoftoi policia përmes një komunikate.
Sipas autoriteteve lokale, nga incidenti mbetën të plagosur 5 persona, njëri prej të cilëve u dërgua në spitalin më të afërt, ndërsa 4 të tjerët u mjekuan në vendngjarje.
Operatori federal i trenit, CFF, publikoi në faqen e tij të internetit se trafiku hekurudhor mes lokaliteteve Gopenshtajn dhe Brig ishte pezulluar.
Gopenshtajn, një pikë kyçe për ngarkimin dhe shkarkimin e mallrave të transportit rrugor e hekurudhor, ndodhet në dalje të tunelit Lotshberg, në 1.216 metra lartësi mbi nivelin e detit.
Së fundmi, fshati ka përjetuar reshje të dendura dëbore. Autoritetet vendase shtuan se Prokuroria Publike e Zvicrës ka hapur një hetim për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...
Aktakuzë për ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kok...
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...