Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe përgjegjësi të shtuar gjatë lëvizjeve në rrugën Pejë-Rugovë.
Sipas policisë, reshjet e vazhdueshme atmosferike rrisin rrezikun e shembjeve të gurëve, duke bërë që mundësia për dëme materiale dhe lëndime personale të jetë më e madhe.
Në ditët e fundit janë regjistruar disa raste me dëme dhe persona të lënduar në këtë aks, çka ka shtuar shqetësimin për sigurinë e qytetarëve.
Policia apelon për kujdes të shtuar dhe bashkëpunim nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, duke u angazhuar njëkohësisht në garantimin e sigurisë për të gjithë.
Komunikata e plotë:
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe përgjegjësi të shtuar gjatë këtyre ditëve, nё rrugën Pejё-Rugovё.
Duke u bazuar nё rastet qё kemi pasur ditёvё tё fundit nё kёtё rrugё, ku kemi pasur dёmё materiale dhe persona tё lënduar, pёr shkak tё reshjeve tё vazhdueshme atmoferike, mundёsia e shembjeve tё gurёvё ёshtё mё e madhe, kёrkojmё nga qytetarёt tё kenё kujdes tё shtuar, pёr tё shmangur ndonjё aksident.
Policia mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë për të gjithë qytetarët dhe Apelon për bashkëpunim/Arbresh.info
Largohen 180 tonë mbeturina në rajonin e Pejës
Çekia e shënon edhe golin e dytë ndaj Kosovës
`NATO Forward Land Forces 1`, stërvitje e përbashkët Shqipër...
Qendra Kulturore Shqiptare në Gjermani organizon turnirin tr...
Çekia ndëshkon Kosovën pas 12 minutave lojë
Xhaka në formë para Botërorit, realizon gol në miqësoren nda...