Përfaqësuesit e platformës qytetare Liria ka Emër, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, u pritën sot në takim nga Kryetarja e re e Kuvendi i Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu.
Sipas njoftimit, në takim u diskutua për marshin qytetar “Drejtësi, jo politikë”, i cili do të mbahet nesër në Prishtinë, në mbrojtje të çlirimtarëve Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, dhe shokët e tyre që po gjykohen në Hagë, si dhe për rëndësinë e një mobilizimi dinjitoz në këtë moment vendimtar të procesit, shkruan Arbresh.info.
Eliza Hoxha theksoi se marshimi është shprehje e ndërgjegjes qytetare dhe e unitetit përtej dallimeve politike.
“Ky marsh është zë i qytetarëve për drejtësi dhe dinjitet. Është moment kur shoqëria jonë tregon se di të bashkohet për çështje që e tejkalojnë politikën,” u shpreh Hoxha.
Ismail Tasholli nënvizoi se pjesëmarrja masive do të jetë mesazh i qartë për respektimin e së vërtetës dhe të drejtësisë.
“Nesër, Prishtina do të jetë zëri i qytetarëve që kërkojnë drejtësi të paanshme dhe mbrojtje të vlerave të luftës çlirimtare,” tha Tasholli.
Nga ana e saj, Kryetarja e Kuvendit vlerësoi angazhimin e platformës dhe rëndësinë e mobilizimit qytetar në këtë moment.
“Ju përgëzoj për angazhimin dhe mobilizimin qytetar. Do të jetë një marsh madhështor, sepse kur bëhet fjalë për vlerat e luftës çlirimtare, UÇK-ja na bashkon të gjithëve”, tha Haxhiu.
Platforma “Liria ka Emër” falënderoi Kryetaren e Kuvendit për pritjen dhe diskutimin konstruktiv, duke ritheksuar thirrjen që nesër qytetarët të bashkohen në marshin “Drejtësi, jo politikë” në Prishtinë./Arbresh.info

Specialja: Katër të akuzuarit janë fajtorë përtej çdo dyshim...
Premier Leauge lejon ndërprerjet gjatë ndeshjeve për lojtarë...
Liverpool gjen zëvendësuesin ideal të Salahut në Premier Lea...
Orteku nxjerr trenin nga shinat në Alpet zvicerane, 5 të pla...
Përmbytje masive në RMV, evakuuohen qindra banorë
Osmani: Kosova dhe Shqipëria bashkë në çdo sfidë dhe sukses