Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka folur këtë të diel në konferencë për shtyp para ndeshjes kundër Girona, duke kërkuar reagim të menjëhershëm nga skuadra e tij pas humbjes së rëndë 4-0 ndaj Atlético Madrid në stadiumin ‘Metropoliano’.
Tekniku gjerman vlerësoi Gironën dhe theksoi rëndësinë e reagimit të ekipit të tij.
“Girona është një skuadër e organizuar mirë, e guximshme dhe që e nxjerr mirë topin. Ne duhet të jemi më intensivë dhe të tregojmë më shumë dinamikë se në ndeshjet e fundit.”
Ai shtoi se humbja ndaj Atlético Madrid ishte një mësim i rëndësishëm për ekipin.
“Humbëm, por kjo është pjesë e futbollit. Humbja është e lejuar, ngritja është e detyrueshme. Ne kemi shumë cilësi dhe mund të fitojmë ndaj kujtdo, por duhet të jemi të përqendruar.”
Tutje ai u ndal të flaës edhe rreth gjyqtarëve dhe polemikave të fundit.
Pas ndeshjes së fundit, Barcelona kishte dërguar një ankesë zyrtare në Real Federación Española de Fútbol. Flick konfirmoi se kishte biseduar personalisht me arbitrin.
“Shkova në dhomën e arbitrave dhe biseduam. Doja të kuptoja disa vendime. Ishte një bisedë e mirë dhe profesionale. Por humbja nuk ishte faji i arbitrit, ne duhet të përmirësohemi.”
Barcelona ndodhet në pozitë të vështirë, pas gjithë atyre probleme ata mbrëmë humbën edhe pozitën e parë pas fitores së Real Madridit, dhe një dështim ndaj Gironës do të ishte fatal.
Ndeshja mes Gironës dhe Barcelonës luhet nesër me fillim nga ora 21:00./Arbresh.info
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A