“Ne jemi ftuar si vend vëzhgues, sipas mendimit tonë është një zgjidhje e mirë për problemin që kemi me anëtarësimin në Bordin e Paqes”, deklaroi kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni.
“Gjithmonë kam thënë se me gjithë punën që Italia ka bërë, po bën dhe duhet të bëjë në Lindjen e Mesme për të stabilizuar një situatë shumë komplekse dhe të brishtë, një prani italiane dhe gjithashtu evropiane është e nevojshme. Kështu që mendoj se do t’i përgjigjemi pozitivisht kësaj ftese për të marrë pjesë si vend vëzhgues, në çfarë niveli ende nuk e kemi parë, sepse ftesa mbërriti dje”, shtoi ajo.
Meloni foli në margjinat e samitit të Bashkimit Afrikan që po zhvillohet në kryeqytetin etiopian, një ditë pas samitit Itali-Afrikë të kryesuar së bashku me udhëheqësin etiopian Abiy Ahmed.
“Është e qartë se jemi në një fazë shumë komplekse të marrëdhënieve ndërkombëtare. Jemi gjithashtu në një fazë të veçantë të marrëdhënieve midis Evropës dhe Shteteve të Bashkuara”, tha Meloni.
Ndryshe, Komisioni Evropian do të marrë pjesë në takimin e Bordit të Paqes të planifikuar për 19 shkurt në SHBA me Komisioneren e Mesdheut Dubravka Suica.
Kjo u njoftua nga zëdhënësja e ekzekutivit të BE-së. /Telegrafi/
Vazhdon shkëlqimi i Florent Hasanit, realizon golin e 17 në ...
Kurti në Mynih takoi ministrin e Norvegjisë, flasin për mund...
Më 17 shkurt, në marshin “Drejtësi, jo politikë” do të inter...
Konjufca në Mynih – vizita e parë si Ministër i Jashtëm
Foda: Austria nuk ishte zgjedhja ime e preferuar, 15 mijë ko...
Eskalon Benita – gjuan karrigen dhe i bërtet Klodit: Ndalu m...