Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, me rastin e Ditës së Komunitetit Ashkali dhe Ditës së Flamurit të tyre, ka mirëpritur sot në Kuvend deputetin Artan Asllani, i shoqëruar nga përfaqësues të nivelit qendror e lokal, si dhe aktivistë të komunitetit Ashkali.
Gjatë takimit, Haxhiu theksoi kontributin e çmuar të komunitetit Ashkali në shoqërinë dhe shtetin e Kosovës, duke vlerësuar angazhimin e vazhdueshëm të përfaqësuesve dhe aktivistëve të tij si një shtyllë e rëndësishme për zhvillimin, bashkëpunimin dhe forcimin e barazisë në vend.
“Sot, me rastin e Ditës së Komunitetit Ashkali dhe Ditës së Flamurit të tyre, mirëprita në Kuvend deputetin Artan Asllani, të shoqëruar nga përfaqësues të nivelit qendror e lokal dhe aktivistë të komunitetit Ashkali. Në këtë takim theksova kontributin e komunitetit Ashkali në shoqërinë dhe shtetin tonë, si dhe angazhimin e përfaqësuesve dhe aktivistëve të tij, që është shtyllë e rëndësishme e zhvillimit dhe bashkëpunimit në vend”, ka shkruar ajo në ‘Facebook’.
Haxhiu tha se bashkë reflektuan mbi sfidat me të cilat përballet komuniteti dhe mbi mënyrën se si, duke bashkëpunuar, i kapërcejmë së bashku.
“Diversiteti dhe bashkimi nuk janë thjesht forca jonë si shoqëri, por forca e vetë Republikës. Si Kryetare e Kuvendit, falënderova deputetin dhe përfaqësuesit për angazhimin e tyre dhe kujtova se, krahas përpjekjeve të ekzekutivit për të mbështetur komunitetin edhe Kuvendi do të vazhdojë të jetë i përkushtuar për barazi dhe mundësi të barabarta për të gjithë, veçanërisht për komunitetet joshumicë.Urime Ditën e Flamurit dhe Ditën e Komunitetit Ashkali për të gjithë qytetarët e këtij komuniteti”, tha ajo.
Rudolph: Do të vazhdojmë të mbështesim FSK-në dhe Kosovën dr...
Kusari-Lila: Vetëm sot 206 kërkesa për verifikim të njehsorë...
Kurti nuk i do zgjedhjet: Nuk kemi nevojë për bllokada e kle...
Haradinaj i ashpër ndaj Kurtit në Kuvend
Kurti: Do ta rikthejmë ligjin për çmimet tavan, ka tregtarë ...
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...