Përfaqësuesit e platformës qytetare Liria ka Emër, Eliza Hoxha, Ismail Tasholli dhe Ridvan Emini, vizituan sot në Burojë të Drenicës nënën e Presidentit Hashim Thaçi, Hyrë Thaçi.
Vizita u zhvillua në një moment vendimtar, kur procesi gjyqësor në Hagë po hyn në fazën finale. Përfaqësuesit e platformës shprehën solidaritet dhe mbështetje të plotë për nënën Hyrë dhe familjen Thaçi, duke theksuar besimin e tyre në triumfin e drejtësisë.
Gjatë takimit, ata e njoftuan gjithashtu për marshin qytetar “Drejtësi, jo politikë”, që do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë, si një shprehje e mbështetjes popullore për çlirimtarët tanë që po gjykohen padrejtësisht në Hagë.
“Qëndrojmë pranë nënës Hyrë me respekt dhe mirënjohje për sakrificën e saj. Besojmë se drejtësia do të triumfojë dhe se Presidenti Thaçi do të kthehet sa më shpejt në shtëpi, pranë familjes dhe popullit të tij”, tha Eliza Hoxha.
Ndërkaq, Ismail Tasholli u shpreh se Presidenti Thaçi i mungon Kosovës dhe familjes së tij. “Ai i mungon vendit tonë në këtë kohë sfidash. Kemi shumë punë për të bërë dhe besojmë se do të rikthehet për të vazhduar kontributin e tij”, tha Tasholli.
Nga ana e saj, nëna Hyrë falënderoi përfaqësuesit e platformës për vizitën, solidaritetin dhe mbështetjen e treguar në këtë moment vendimtar.
Platforma “Liria ka Emër” ritheksoi angazhimin e saj për drejtësi të paanshme dhe për mbrojtjen e vlerave të luftës çlirimtare, duke shprehur besimin në kthimin e shpejtë të çlirimtarëve në Kosovë./Arbresh.info

Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Kryetarja Haxhiu bëri homazhe në Lubeniq të Pejës
Yamal reagon ndaj racizmit: Jam edhe unë mysliman
Nis verifikimi i njëhsorëve elektrikë, disa që kishin mospër...
Trump: SHBA-të do të largohen nga Irani shumë shpejt
Po kërkohej përmes Interpolit, ekstradohet nga Zvicra në Kos...