Administrata Tatimore u ka bërë thirrje individëve që janë subjekt deklarimi për Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA) 2025 që të deklarojnë të gjitha të ardhurat e realizuara gjatë vitit kalendarik, pavarësisht formës së përfitimit të tyre.
Sipas DPT-së, detyrimi për deklarim përfshin çdo të ardhur të përfituar nëpërmjet llogarive bankare apo çdo forme tjetër pagese, fizike ose elektronike, duke përfshirë edhe pagesat e kryera përmes platformave ndërkombëtare si Meta, që përfshin Facebook, Instagram dhe WhatsApp, Google, YouTube, Airbnb, Booking.com dhe platforma të tjera të ngjashme.
Administrata Tatimore thekson se disponon të dhëna mbi të ardhurat e qarkulluara nëpërmjet këtyre platformave dhe paralajmëron se çdo mosdeklarim i të ardhurave do të shoqërohet me penalitetet e parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
DPT u bën apel tatimpaguesve që të tregojnë kujdes në plotësimin e deklaratës dhe të sigurohen që të gjitha të ardhurat e realizuara gjatë vitit të jenë të pasqyruara saktë, në mënyrë që të shmangen masat ndëshkuese dhe detyrimet shtesë financiare.
Për herë të parë këtë vit aplikohet parimi i të ardhurave vjetore. Përveç zbritjeve dhe përfitimeve për numrin e fëmijëve në ngarkim dhe shpenzimet arsimore, individët gjithashtu mund të aplikojnë për rimbursimin e tatimit të mbipaguar gjatë vitit për të ardhurat nga punësimi.
Tatimet parashikojnë që rreth 200 mijë individë do të duhet të dorëzojnë Deklaratën Individuale të të Ardhurave Vjetore. Ky numër i shtuar është i lidhur me risinë e aplikimit të kompensimit për shpenzimet e arsimit dhe mundësinë për rimbursimin e tatimit të mbipaguar gjatë vitit për të ardhurat nga punësimi që tashmë do të llogariten me bazë vjetore dhe jo mujore.
Deklarata DIVA 2025 do të gjenerohet automatikisht me të dhënat e të ardhurave vjetore bruto nga pagat ose shpërblimet nga marrëdhëniet e punësimit, si dhe me përllogaritjen e Tatimit mbi të Ardhurat nga Punësimi./atsh
Asllani u kthehet golave, i teti në Bundesligën gjermane
Flamuri i Kosovës ngritet në Çikago për 18-vjetorin e Pavarë...
Rusia e vrau Navalnyn me toksinë bretkose, thonë ndërkombëta...
Washington DC e shpall si datë zyrtare 17 shkurtin, Ditën e ...
“Liria ka Emër” viziton familjen e Jakup Krasniqit në prag t...
Shqipëria paralajmëron dënime për mos deklarim të tatimeve o...