Një 43-vjeçar është gjetur pa shenja jete pasditen e së enjtes në fshatin Llapçevë, në Komunën e Malishevës.
Sipas Policisë së Rajonit të Gjakovës, rasti ka ndodhur rreth orës 14:00, kur autoritetet kanë pranuar informacion për një person të pajetë brenda një objekti banimi.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, ka konfirmuar se menjëherë pas njoftimit në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse të policisë dhe ekipi mjekësor.
“Më 13 shkurt 2025, rreth orës 14:00, kemi pranuar informacion se në fshatin Llapçevë, Komuna e Malishevës, një person mashkull, 43 vjeç, është gjetur pa shenja jete në një objekt banimi”, ka deklaruar Krasniqi.
Sipas saj, në vendin e ngjarjes është konstatuar vdekja e viktimës, ndërsa është gjetur edhe një armë e shkurtër.
“Lidhur me këtë rast është njoftuar edhe prokurori i shtetit, i cili me urdhër të tij ka iniciuar rastin ‘Hetim i vdekjes’, ndërsa trupi i viktimës është dërguar në IML”, ka shtuar ajo.
Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e rastit.
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
Bedri Hamza: Të hënën fillon ndryshimi i madh, PDK-ja do të ...
AAK mbyll fushatën në Prishtinë, Haradinaj rikujton ditën e ...
Trump: Negociatat me Iranin do të zgjasin, nuk ka zgjidhje t...
KQZ: Përfundohet votimi në 26 përfaqësi diplomatike të Kosov...
Gara për Tonalin: United gati ofertën 80 milionë paund