Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ironizuar sërish prokurorët dhe gjyqtarët, duke iu referuar edhe zhvillimeve të fundit.
Rama u shpreh se sistemi i ri i drejtësisë, edhe pse herë pas here sjell “surpriza”, mbetet pjesë e një procesi transformimi. “Ky është rasti ideal, tani që jeni përfshirë edhe ju, të shkojmë të gjithë në paraburgim për shpërdorim detyre”, tha ai.
Duke folur për një projekt me kosto të lartë financiare, ku përfshihen edhe shpronësimet, kryeministri theksoi se gjyqtarët duhet ta ndiejnë veten të respektuar për rolin që kanë.
“Është një projekt me financim shumë të madh, po të llogarisim edhe shpronësimet. Cilido që të jetë gjykatës, duhet të ndihet i respektuar, edhe kur sheh muret përreth. Jo vetëm të kuptojë çfarë do të thotë të jesh prokuror apo gjyqtar, por edhe ambienti t’i kujtojë se është i privilegjuar nga ky shtet. Është privilegj të bësh këtë punë,” u shpreh ai./tch
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...
Bisedimet SHBA-Iran do të fillojnë në ditët në vijim
Presidenti i Federatës së futbollit turk u premton lojtarëve...