Sipas “Sport Bild”, mbrojtësi i Borussia Dortmund, Nico Schlotterbeck, pritet të marrë një vendim për të ardhmen e tij deri në mes të marsit.
Bisedat rreth së ardhmes së 26-vjeçarit kanë vazhduar prej disa muajsh, pasi ai dëshiron të shohë Dortmundin në gjendje për të luftuar për tituj përpara se të rinovojë kontratën me klubin.
Situatën mund ta komplikoje pak edhe reagimi pas ndeshjes të Schlotterbeck, ku ai foli për ndjekjen e liderëve aktualë të Bundesligës, Bayern Munich.
Schlotterbeck pritet të marrë vendimin final nëse qëndron te “Signal Iduna Park” apo largohet deri në mes të marsit.
Nëse mbetet, mund të ketë një klauzolë lirimi prej 60 milionë eurosh, e cila mund të bjerë në 50 milionë nëse skuadra e Niko Kovac nuk kualifikohet për Ligën e Kampionëve.
26-vjeçari ka dy opsione reale për të ardhmen e tij. E para është të qëndrojë te Dortmund dhe të rinovojë kontratën përtej vitit 2027.
Opsioni i dytë është të bashkohet me Real Madridin. Klubi spanjoll është i vetmi që ka treguar interes real për Schlotterbeck, dhe me të ardhmen e bashkëkombësve Antonio Rüdiger dhe David Alaba ende të pasigurt, si dhe Eder Militao të prirur ndaj lëndimeve, Schlotterbeck mund të ketë një rol të rëndësishëm.
Megjithatë, Madrid do të marrë vendime për transferime vetëm pasi të konfirmohet trajneri për sezonin e ardhshëm.
Gjyqtarin e Speciales e zë gjumi në seancë, teksa avokati i ...
“Të gjithë në paraburgim për shpërdorim detyre”/ Rama ironiz...
Kim Jong Un emëron vajzën e tij, si trashëgimtare të pushtet...
“ZPS nuk ka prova që Veseli drejtoi SHIK`un gjatë luftës”
BE-ja zgjat mandatin e përfaqësuesit për dialogun Kosovë-Se...
Nga ankthi e depresioni deri tek rikthimi i madh, Araujo rrë...