Palestra ‘1 Tetori’ në Prishtinë është arenë e dy gjysmëfinaleve të kthimit të Kupës së Kosovës të cilat do të zhvillohet sonte.
Bora e pret Trepçën me fillim nga ora 17:00, në një sfidë ku thuajse gjithçka është e kryer, shkruan Arbresh.info.
Mitrovicasit kanë avantazh të thellë prej 23 pikësh, dhe janë shumë afër për të prerë biletën për finale.
Ndërkohë, pas kësaj sfide saktësisht në orën 20:00 në vendin e njëjtë pra palestrën ‘1 Tetori’ në Prishtinë, Sigali e pret Bashkimin në ndeshjen e kthimit.
Prizrenasit kanë epërsi nga ndeshja e parë prej 16 pikësh, dhe janë afër të arrijnë në finalen e dytë radhazi të kupës.
Finalja e madhe e Kupës së Kosovës do të luhen me 18 shkurt./Arbresh.info
Hamza: Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi do të kthehen faqe...
E kryer, Amir Rrahmani bëhet me trajner të ri – Napoli arrin...
Rizvanolli: Inkasantimi i ujit në veri stabilizoi KRU “Mitro...
Ndërron jetë 17-vjeçari i plagosur me armë zjarri në kokë në...
Netanyahu urdhëron ushtrinë të marrë 70 për qind të territor...
“Në rreshtin e parë”, Fatmir Limaj merr pjesë në tubimin e P...