Lulzim Fushtica, Drejtor i Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca në Kryeqytet, ka njoftuar se nga tërmeti i sontëm, nuk raportohet për dëme serioze apo persona të lënduar.
“Deri në këto momente, nuk ka raportime zyrtare për dëme serioze apo persona të lënduar. Institucionet përgjegjëse janë në gatishmëri të plotë dhe po e monitorojnë situatën në vazhdimësi”, tha Fushtica.
Ndër të tjera, ai publikoi edhe disa udhëzime për qytetarët në raste tërmetesh:
“Çdo informacion shtesë do të komunikohet në kohë reale përmes kanaleve zyrtare”, tha Fushtica.
Instituti Sizmologjik i Kosovës njoftoi pak më parë se në ora 22:05, territori i Kosovës, përkatësisht zona juglindore (Prizren–Shtërpcë), është goditur nga një tërmet me magnitudë 4.8 sipas shkallës Rihter, respektivisht me intensitet VI ballë të shkallës së Merkalit.
Thellësia hipoqendrore ishte 5 km, ndërsa epiqendra 23 km në lindje të Prizrenit.
“Tërmeti është ndier dukshëm nga qytetarët në pjesë të ndryshme të Kosovës. Për shkak të forcës së tij, ky sizmicitet ka pasur potencial për të rrezikuar qytetarët dhe për të shkaktuar dëme materiale të lehta. Njëkohësisht, kjo ngjarje konfirmon se zona e Prizrenit është zonë sizmogjene aktive, ashtu siç paraqitet edhe në Hartën e Rrezikut Sizmik për Kosovën”, tha Instituti.
Lexues të Arbresh.info kanë raportuar në vazhdimësi se i kanë ndier dridhjet e tokës nga pothuajse çdo rajon i vendit. Deri më tani, dëme materiale duket të jenë shkaktuar në Prizren, sipas pamjeve nga një qendër tregtare.
Ndërkaq, disa nxënës e pushues në Brezovicë kanë dalë jashtë pas lëkundjeve të tokës.
‘The Guardian’ shkruan për Kosovën: ‘Hirushja’ e futbollit
Osmani kujton masakrën ndaj familjeve Bogujevci, Duriqi dhe ...
Vuçiq lanson edhe një balonë: Sot i mora informacionet, Kurt...
Sonte ndërrohet ora
Rriten çmimet e naftës dhe të benzinës në Shqipëri
Haradinaj kujton masakrën e Izbicës dhe betejat e 28 marsit ...