Një moment i veçantë ka mbushur shtëpinë e Big Brother me emocione të forta, duke prekur jo vetëm banorët, por edhe të gjithë ata që e kanë ndjekur nga ekrani.
Luizi, fituesi i Big Brother VIP Albania 2, doli nga ambientet e shtëpisë dhe pikërisht aty ku tre vite më parë këndoi këngën e tij të famshme për Kiarën, “Me Ty”, u surprizua nga Kiara dhe vajza e tij, Luna Mari.
Banori nuk i përmbajti lotët dhe me një mesazh për të gjithë banorët, ai shprehu emocionet e tij: “Ja çfarë fitova nga Big Brother. Më besoni, njerëzit jashtë duan më shumë këtë se çdo gjë tjetër. Kështu që dashuroni, dashuroni, dashuroni”.
Ky moment i veçantë tregoi se emocionet dhe lidhjet familjare janë gjithmonë më të forta se çdo konkurrencë, duke bërë që të gjithë të ndihen të prekur nga surpriza e papritur.
Kurti nuk i do zgjedhjet: Nuk kemi nevojë për bllokada e kle...
Haradinaj i ashpër ndaj Kurtit në Kuvend
Kurti: Do ta rikthejmë ligjin për çmimet tavan, ka tregtarë ...
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...