Trajneri i Liverpool, Arne Slot, ka pranuar se skuadra e tij aktualisht nuk po luan në nivelin që kërkon ky klub me standarde të larta.
Liverpool ka fituar vetëm një nga shtatë ndeshjet e fundit në kampionat dhe aktualisht renditet në vendin e gjashtë, plot shtatëmbëdhjetë pikë pas liderit, Arsenal. Humbja e pikëve në minutat e fundit ndaj Fulham dhe Manchester City e ka rënduar edhe më shumë situatën.
Tekniku holandez ka thënë se edhe barazimet përjetohen si humbje, gjë që po i zhgënjen lojtarët.
“Në këtë klub, edhe barazimi ndihet si humbje. Lojtarët e dinë çfarë do të thotë standardi i Liverpoolit dhe aktualisht nuk po luajmë në atë nivel. Kjo i zhgënjen edhe ata vetë”, ka deklaruar Slot.
Ai ka shtuar se besimi te skuadra ekziston, por rezultatet nuk po e pasqyrojnë këtë. “Lojtarët besojnë se mund të garojnë me këdo në botë, por faktet tregojnë se nuk po e arrijmë nivelin e duhur”, ka theksuar Slot./rtk
KFOR-i kryen stërvitje me helikopterë në Pejë
Haradinaj ngushëllon për vdekjen e Don Kelmendit: Shembull i...
Kaos në Kuvendin e Shqipërisë, opozita bllokon foltoren, ndë...
Miratohen shtatë marrëveshjet ndërkombëtare
Të rinjtë shqiptarë më larg alkoolit, por më pranë kokainës
Kurti godet Osmanin: Vullneti i popullit nuk anulohet me dek...