Nesër me fillim të orës 12:00 do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, e thirrur nga presidentja Vjosa Osmani.
Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj tha se ky është një hap i rëndësishëm drejt stabilitetit institucional.
“Dje janë certifikuar rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin e Kosovës. Nesër mbahet seanca konstituive për krijimin e institucioneve të reja të vendit, një hap i rëndësishëm drejt stabilitetit institucional. Një vit e më shumë pa institucione të qëndrueshme e me duplifikim të pozicioneve ekzekutive eshtě krijuar vakum institucional dhe qeverisje e dobët, gjendje kjo që ka vështirësuar jetën ekonomike dhe sociale të qytetarëve tanë. Neve dhe gjithë qytetarëve të Kosovës, na priftë e mbara!”, ka shkruar ai./Arbresh.info
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...