Prangoset kosovari në Kukës, i kapen në kufi municion luftarak dhe armë të ftohta

15:58 | 10 Shkurt 2026
R J

Një 39-vjeçar, shtetas i Kosovës është arrestuar nga Policia Kufitare në Morinë pasi kishte tentuar ta kalonte kufirin kufirin, me municion luftarak dhe 4 armë të ftohta në automjet, vihet në pranga nga shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, 39-vjeçari, shtetas kosovar.

Policia shqiptare ka njoftuar se gjatë kontrollit në automjet, kanë gjetur 2 karikatorë me fishekë, 2 thika, 1 sëpatë dhe 1 shkop metalik si ai i Policisë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.

“Në përfundim të veprimeve për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin M. L., 39 vjeç, banues në Kosovë, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.