TKZ mbështetë protestën e 17 shkurtit: Drejtësia e vërtetë nuk mund të ekzistojë pa u ndëshkuar krimet serbe

11:04 | 10 Shkurt 2026
D.H

Tifozat Kuq e Zi i kanë bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të dalin në sheshin e Prishtinës, më 17 shkurt në orën 14:00 për protestën, në mbështetje të udhëheqësve të UÇK-së.

Drejtësia e vërtetë nuk mund të ekzistojë pa u ndëshkuar krimet serbe, thonë TKZ-ja.

“Tifozat Kuq e Zi u bëjnë thirrje të gjithë shqiptarëve, kudo që ndodhen, të bashkohen më 17 shkurt, ora 14:00, në Prishtinë, në protestë për mbështetje të udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen padrejtësisht në Hagë.”

“UÇK-ja është vlera më e shenjtë dhe më domethënëse e historisë sonë kombëtare, simbol i lirisë, sakrificës dhe rezistencës së popullit shqiptar. Ky proces është përpjekje për të rishkruar historinë dhe për të barazuar agresorin me viktimën. Drejtësia e vërtetë nuk mund të ekzistojë pa u ndëshkuar krimet serbe”.

“Më 17 shkurt, ora 14:00, Prishtina flet në emër të gjithë shqiptarëve. UÇK-ja është liria jonë”, shkruhet në njoftimin e tyre./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale