Raphinha, ka qenë i trajtuar padrejtësisht nga çmimet individuale në botën e futbollit. I anashkaluar nga Topi i Artë dhe çmimet FIFA, sulmuesi brazilian gjeti ngushëllim dhe vlerësim në qytetin që e pret çdo ditë Barcelona.
Në një ceremoni të organizuar nga Ràdio Barcelona e Cadena SER, Raphinha u nderua me çmimin për sportistin më të mirë të vitit.
I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Natalia Rodrigues Belloli, dhe presidenti i ri i Barcelonës, Rafa Yuste, ai u shpreh shumë mirënjohës për këtë vlerësim.
“Njohja e punës është diçka shumë e veçantë. Është shumë kënaqësi të marrësh një vlerësim për punën tënde. Gjithmonë i vendos përpara çmimet kolektive, por do të gënjeja po të thosha se çmimet individuale nuk janë të rëndësishme”, u shpreh Raphinha.
Braziliani nuk ngurroi të dërgonte edhe një “thumb” për ata që e lanë në hije sezonin e kaluar, pavarësisht një viti të jashtëzakonshëm.
“Ishte e padrejtë, por janë gjëra që nuk i kontrollojmë. Duhet të jesh mik me ata që votojnë”, tha ai në një lidhje për emisionin El Larguero.
I pyetur nëse edhe Lamine Yamal ishte nënvlerësuar në çmimet individuale, Raphinha ishte i prerë.
“Lamine i meriton çmimet që ka fituar dhe edhe ato që nuk i ka fituar ende. Por do t’i fitojë të gjitha”.
Raphinha ishte i pesti në ranglistën e Topit të Artë për vitin 2025./Arbresh.info
Oda Amerikane-Qeverisë: Përmirësimi i klimës për bizneset kë...
DASH publikon listën me vendet më të rrezikshme, sa të sigur...
KEDS paralajmëron konferencë më 1 prill për njehsorët elektr...
Osmani: Historia e Nënës Ferdonije simbol i dhimbjes dhe qën...
Sot, dita e fundit e konkursit për rekrutimin e ushtarëve të...
Izraeli nis valë të re sulmesh në Iran